Prej shumë kohësh Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi kanë pasur një konflikt virtual me njëri- tjetrin, pasi Besi në një deklaratë tha se “Ermali është bizesmen, ndërsa unë komedian”.
Bes Kallaku, i ftuar ne emisionin “N’Zoom”, ka treguar një herë e mirë se mes tij dhe mikut tjetër të humorit Ermal Mamaqi nuk ka asnjë inat profesional.
“Ne kemi një marrëdhënie normale shoqërore me Ermalin dhe nuk kemi pasur ndonjëherë inat profesional me njëri-tjetrin. Të paktën unë e di që se kam por edhe Ermali s’ka asgjë me mua, thjesht kemi zgjedhur secili që të punojë, domethënë që mos të merret me të tjerët por me veten dhe me punët tona.”
Përveç kësaj aktori ka mbyllur gojët e të gjithëve për partneren e tij, Xhensilën për një shtatëzani të mundshme.
“Jo, ju them që është ‘fake’. Thjesht kemi shtuar peshë dhe dy javë aty vetëm kemi ngrënë dhe nuk kemi pasur anagzhim ‘palestral”, tregoi ai.