Beu i Belshit Arif Tafani 6-fishoi pasurinë, e bija 20-vjeçe me gurore dhe punë tek FSHZH-ja. Fshehu një makinë, kandidon për mandatin e gjashtë

Arif Tafani synon që të drejtojë për të gjashtën herë Bashkinë e Belshit. Tafani është zgjedhur kryetar i Bashkisë Belsh në vitin 2000, 2003 dhe 2007.

Ai u rrëzua nga votuesit në vitin 2011, kur ata zgjodhën një kryebashkiak demokrat, Asqeri Kuqja. Në vitin 2015, Tafani u rikthye si kandidat përballë Kuqjes, ku fitoi.

Tafani u emërua kryebashkiak në 2019, pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhje. Ai kërkon të rizgjidhet në 14 maj 2023 për mandatin e gjashtë.

Përballë ka përfaqësuesin e nongratave Bedri Qypin, ish kryetar i komunës Fierzë në vitet 2007-2015.

Arif Tafani rezulton se e ka 6-fishuar pasurinë nga viti 2004, ndërsa ka fshehur edhe një makinë, të cilën e ka shitur për 6 mijë euro.

Bashkëshortja e Tafanit, Eli, është drejtoreshë pranë kopshtit nr. 1 në Elbasan, ndërsa e bija Alessia Tafani punon pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit me në krye Dritan Agollin, një nga drejtorët më të lakuar për afera korruptive.

Alessia është punësuar pranë FSHZH si artkitekte, falë lidhjeve të babait, kur ishte vetëm 20 vjeçe, ku nuk dihet nëse ishte diplomuar apo jo.

Ndërsa shoqet e saj punojnë në dyqane, kamariere apo në studio artitekture, pasi nuk kanë një baba si ajo me lidhje politike për të punuar në FSHZH.

Po kur Dritan Agolli i jep tendera djalit të tij, besohet se nuk ka pasur poblem një qokë për Arif Tafanin.

Megjithatë, kjo është një indicie serioze për prokurorinë të nisë një hetim ndaj Dritan Agollit për shpërdorim detyre si dhe për lidhje korruptive me Arif Tafanin.

Prapaskena mëson se Arif Tafani kamuflon në emër të vajzës së tij Alessia edhe një biznes guroreje në fshatin Qafë Shkallë, pjesë e territorit të Bashkisë Belsh.

Kur ishte vetëm 20 vjeçe, vajza rezulton me biznes të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit, në një territor që kontrollohet nga babai i saj kryebashkiak, pra në konflikt intetesi.

Biznesin e ka hapur në qershor 2020 dhe në fund të vitit ka ndarë fitime

Në 14 maj, qytetarët e Belshit duhet të zgjedhin mes kanditatit të çiftit të korrupsionit, krimit dhe nongratave Berisha-Meta dhe mes kandidatit të Rilindjes Arif Tafani që punon për familjen e tij.

Edhe qendra e Belshit, e cila trumbetohet si arritje e madhe, është një histori korrupsioni.

Nga një dosje që kemi siguruar, rezulton se punimet për transformimin e Bleshit nga pronarët e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ Kujtim, Bensik dhe Flutura Hysa, janë të një cilësie të dobët, jashtë standardeve dhe në shkelje flagrante të kontratës, ndërsa kanë përfituar edhe ndërtimin e një pallati.

Protagonistë të kësaj afera janë kompania ‘Vëllezërit Hysa’ e skeduar për korrupsion, klientelizëm, falsifikime dhe krime mjedisore, kreu i Bashkisë së Gramshit Arif Tafani dhe disa deputetë të zonës, të cilët kanë vepruar nën hijen e Edi Ramës.

Knretisht, projekti “Ansambli Rilindja, Belsh”, ishte parashikuar të shtrohej me gurë troktolit, ndërsa ‘Vëllezërit Hysa’ e kanë shtruar me pllaka guri të marrë nga formacione shkëmbore ranore të imta dhe gëlqerorë, për të vjedhur paratë. ‘Vëllezërit Hysa’ kanë mashtruar edhe me volumet e kryera duke korruptuar Arif Tafanin.

Si mos të mjaftonin të gjitha këto aspekte korruptive, Kujtim, Bensik dhe Flutura Hysa kanë ngritur edhe një pallat, si pjesë e projektit të rilindjes së Belshit, por që në fakt shërben për të rilindur llogaritë e tyre bankare.

Ka dyshime të forta se për të ngritur pallatin e paligjshëm, ‘Vëllezërit Hysa’ kanë përdorur paratë publike të projektit, ndërsa kanë nisur të shesin sipërfaqe ndërtimore me mbi 1 mijë euro m2.

Referuar dosjes, projekti për gjoja rilindjen e Belshit është një aferë korruptive dhe kriminale në çdo element të tij.

‘Vëllezërit Hysa’ ka disa doje të hapura penale në SPAK për tendera korruptivë, mashtrim me punimet, korruptim të zyrtarëve publikë etj.

‘Vëllezërit Hysa’ po përpiqen të mbyllin këto dosje me metoda të paligjshme, ashtu siç shpëtuan nga ndëshkimi për aferën e punimeve fiktive në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”. Për këto dosje u arrestuan administratorët Agron dhe Kujtim Hysa.

Por më pas, ‘Vëllezërit Hysa’ arritën të mbyllin dosjen duke korruptuar gjyqtarin e Elbasanit Tomorr Kullollin, një nga gjyqtarët më të korruptuar në Shqipëri.

Tomorr Kullolli u shkarkua nga Vetingu si i korruptuar dhe pa asnjë dilemë, pasi nuk justifikonte asnjë nga pasuritë e tij nga Elbasani në Tiranë, që të gjitha të krijuar me para korrupsioni në këmbim të mbylljes së dosjeve penale. Vetëm nga , ‘Vëllezërit Hysa’, për t’u mbyllur dosjen, Kulloli besohet se ka marrë mbi 200 mijë euro.