Beu i këpucëve Nikollin Lleshi harbohet me vajzat që i shfrytëzon në fabrikë

Kjo foto është një tjetër ilustrim i shfrytëzimit të paskrupullt dhe të shumëfishtë të grave, vajzave dhe të miturëve nga beu i këpucëve Nikolin Lleshi, në fabrikat e tij të skllavërimit, me kushte të tmerrshme pune dhe paga qesharake, duke shfrytëzuar varfërinë e qindrave familjeve nga Vora deri në Kamëz, të cilat nuk kanë asnjë mundësi tjetër mbijetese.

Beu i këpucëve Nikolin Lleshi, jo vetëm i shfrytëzon gratë dhe vajzat, me pagë nën kufirin minimal, me punë jashtë orarit, për të diela dhe ditë festash, por edhe flirton me punonjëse të fabrikave të tij, i fton për dreka dhe darka, i fton në makinat e tij luksoze, në udhëtime drejt Vlorës, në turne të dyshimta, disko dhe mejhane.

Aspekti kriminal i këtij aktiviteti konsiston në faktin se ‘hamshori’ Nikolin Lleshi ka joshur edhe vajza të mitura, nën moshën 18 vjeç, të cilat i ka punësuar në fabrikat e tij, duke shfrytëzuar kushtet e tyre të vështira të jetesës.

Në vijim do të sjellim detaje se si beu i këpucëve merrte vajza të mitura në fabrikë, i fuste në makinat e tij luksoze dhe zhdukej drejt Vlorës për disa ditë me radhë, por edhe abuzime të tjera shokuese.

Nga ana tjetër, Nikolin Lleshi është nën hetim prej muajsh nga Prokuroria e Krujës për mashtrim me pasoja të rënda, ndërtim pa leje, shkatërrim prone etj., pasi ka shitur dy herë apartamentet në një pallat që i ka blerë një mashtruesi tjetër si Arben Kupi./