Çelsi është në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar të shkarkuarin Graham Poter, me drejtuesit që kanë një listë të gjatë emrash.Sipas kompanive të basteve, vendin e parë e mban Julian Nagelsman, me trajnerin gjerman që disa ditë më parë u shkarkua nga Bajerni i Mynihut.
Por duket se “The Sun” zbulon se pista e gjermanit ka rënë poshtë, me një tjetër emër të bujshëm që pritet të marrë drejtimin e Çelsit.
Siç raporton media britanike, drejtuesit e “Bluve” janë takuar me Luis Enrike.Trajneri që nuk shkëlqeu në Botërorin e Katarit është papunë qëkur u largua nga kombëtarja e Spanjës.
Gjithsesi çdo gjë pritet të zbulohet në ditët në vijim se kë do të zgjedhë Tod Bohli për t’ia besuar stolin e Çelsit, i cili kësaj radhe kërkon të marrë kohë në mënyrë që “Blutë” mos të kenë një tjetër sezon të dështuar si ky i sivjetshmi.