Bien nga lartësia, dërgohen me urgjencë në spital dy të rinjtë në Sarandë

Dy persona janë dërguar në Spitalin e Sarandës pasi kanë rënë nga lartësia.

Raportohet se nga Borshi ka ardhur i plagosuri Jurian Gjini, 28 vjeç nga Lushnja. Ai mësohet të ketë rënë nga një pemë dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në spital ka mbërritur po ashtu edhe i plagosuri Aqif Garo, 40 vjeç, nga fshati Çukë. Garo mësohet se ka rënë nga tarraca e një objekti, të cilin ishte duke e pastruar. Raportohet se i plagosuri ka dëmtime në pjesën e gjoksit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet.