Rusia u ka marrë jetën të paktën 4,600 civilëve në Ukrainë që nga 24 shkurti, duke përfshirë këtu edhe 232 fëmijë. Shifrat janë bërë të ditura nga Prokurorja e Përgjithshëm i Ukrainës, Iryna Venediktova e cituar nga Kyiv Independent.
Sipas raportimeve, Venediktova ka shtuar se shifrat nuk përfshijnë të dhëna nga territoret që tashmë janë të pushtuara nga Rusia. Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar edhe një herë se mbyllja e porteve të Ukrainës është luftë ndaj sigurisë globale ushqimore.
“Të mos lejosh hapjen e porteve të Ukrainës do të thotë t’i deklarosh luftën sigurisë botërore të ushqimit. Kështu është shprehur sot David Beasley, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së nga Zvicra.
“Bllokimi i eksportit të grurit nga Ukraina në vendet e tjera vë në rrezik 400 milionë njerëz,” shtoi Beasley.