Biznesmeni Dritan Çelaj përlan 67 tendera korruptivë, lidhe me mafien bullgare dhe Ilir Metën, qindra milionë lekë nga ujësjellësi i Durrësit pa bërë asgjë

Grabitje të pronave publike në bashkëpunim me mafien bullgare, Luan Lekën dhe pushtetarë të korruptuar, dhjetëra tendera korruptivë dhe pa garë, falsifikime, pazare, festa të harbuara dhe me lidhje të shumfishta me Ilir Metën, simbol i korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

Ky është biznesmeni Dritan Çelaj, pronar i kompanisë së sigurimeve ‘Atlantik’, me anë të të cilës, vetëm gjatë viteve të fundit, ka marrë 67 tendera, me vlerë miliona euro në fushën e sigurimeve, me oferta fituese pothuajse sa fondi limit, pa garë fare ose me garë formale, tregues ky i klientelizimit dhe skemave të përvetësimit të parave publike.

Nëse ka shërbime ku paratë publike merren pa bërë asgjë, ato janë sigurimet dhe konsulenca. Nëse për një tender rruge apo pastrimi, palët ndajnë 30-40 % të vlerës së tenderit, për sigurime dhe konsulencë, palët ndajnë pothuajse 100 % të vlerës së tenderit, pasi kompania e kontraktuar praktikisht nuk bën asgjë.

Tenderat klientelustë Dritan Çelaj i merr nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e goditut nga SPAK vitin e kaluar për aferën 27 milionë USD me uniformat e policisë, nga Albcontroll që është skeduar për abuzime marramendëse, nga Bashkia e Durrësit, një nga njësitë vendore më të lakuara për vjedhje të fondeve publike etj.

Disa muaj më parë, Dritan Çelaj ka marrë pa konkurrencë një tender nga Ujësjellësi i Durrësit, i cili drejtohet nga Spartak Kovaçi. Ky i fundit, nga frika prangave të SPAK-ut, ka autorizuar për të firmosur vjedhjen njëfarë Kasem Bejkon.

Fondi limit i tenderit gjoja për të siguruar asetet, një sajesë për të ndarë paratë publike, ishte 158 milionë lekë. Oferta fituese e kompanisë së Dritan Çelajt është 156.5 milionë lekë, pra më një diferencë 1.5 mijë USD.

Në të njëjtën formë, Dritan Dritan Çelaj ka marrë një tjetër tender, për gjoja sigurim asetesh po nga Ujësjellësi i Durrësit, me vlerë 143 milionë lekë, sërish pa garë dhe me paracaktim.

Në Bashkinë e Durrësit, po në këtë formë, biznesmeni Dritan Çelaj, ka marrë edhe 12 tendera të tjerë, gjithnjë pa bërë asgjë dhe pa shpenzime.

Megjithatë, qendrat kryesore të klientelizmit të Dritan Çelajt janë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, Albetrol dhe ALBCONTROL, organe të cilat janë nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera.

Për përvetësimin e parave publike në këto agjenci dhe ndërmarrje publike me anë të tenderave të sajuar dhe qesharakë do të japim detaje të rënda në vijim.

Lidhjet me Ilir Metën
Dritan Çelaj është vëllai i Flamur Çelajt, ish-deputet i LSI së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Çelaj njihet me lidhje okulte me Ilir Metën dhe Koço Kokëdhimën, që të dy të shpallur si të korruptuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çelaj përflitet si pjesë e rrethit të biznesmenëve që qarkullojnë dhe pastrojnë paratë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, por kjo mbetet për t’u provuar nga organet ligjzbatuese.

Nuk dihet nëse Çelaj është përfshirë në listën e zezë të SHBA, si pjesë e rrethit të biznesmenëve të korrupsionit të kupolës politike të Tiranës.

Lidhja me mafien bullgare
E provuar është lidhja e Dritan Çelajt me kokën e mafies bullgare, Jeko Petkov Kolev, i cili ka një histori pastrimi parash dhe grabitje të pasurive publike në Shqipëri, pikërisht me biznesmenin pranë Ilir Metës.

Bullgari ishte administrator i kompanisë Riviera Kakome të Dritan Çelajt dhe Luan Lekës, me të cilën po tentojnë të rrëmbejnë Gjirin e Kakomesë, një dosje ende e pandëshkuar nga drejtësia.

Jeko Petkov Kolev është akuzuar nga amerikanët si përfaqësues dhe bosi i mafies bullgare, si dhe i lidhur me oligarkët rusë.

Pas mafiozit bullgar fshihen oligarkë dhe mafiozë rusë, të cilët kanë qenë gjithnjë nën monitorimin e shërbimeve inteligjente amerikane dhe vendase për investime në  Shqipëri, përmes bashkëpunimeve me biznesmenë shqiptarë.