Blake Lively tregon linjat e lakmueshme vetëm gjashtë muaj pasi lindi fëmijën e katërt

Blake Lively ka pozuar së fundmi për fushatën promovuese të pijes së saj, Betty Booze, ndërsa fotografitë i ka postuar në të gjitha rrjetet sociale.

Publikimet në Instagram bënë një bujë të vërtetë, pasi mamaja e preferuar hollivudiane u shfaq në poza tërheqëse me bikini.

Vëmendje tërhoqi edhe figura e aktores, e cila duket fenomenale pas lindjes së saj të katërt.

Fansat e saj të shumtë janë kënaqur me fushatën promovuese, por edhe me zgjedhjen e rrobave të banjës, duke i komentuar fotografitë dhe duke i dhënë komplimente të shumta 35-vjeçares.

 

 

Kujtojmë, çifti i aktorëve Blake Lively dhe Ryan Reynolds pritën në jetë fëmijën e tyre të katërt gjashtë muaj më parë.