Blinken: Po forcojmë krahun lindor të NATO-s me 7000 trupa ushtarakë dhe avionë luftarakë F-35

Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, tha se NATO planifikon të përforcojë krahun lindor të NATO-s me 7 mijë trupa ushtarakë dhe avionë luftarakë F-35.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm në Lituani, Blinken tha se SHBA-të kanë vendosur 7 mijë ushtarë për të përforcuar anën lindore të NATO-s, duke përfshirë ushtrinë amerikane në Lituani, e cila u vendos në rajon vitin e kaluar.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Lituanisë theksoi nevojën për vazhdimin e dhënies së ndihmës humanitare për Ukrainën, pasi lufta që Rusia filloi më 24 shkurt ka dhënë alarmin për shpërthimin e një krize humanitare.