Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për kontrollorët e Rinasit dhe ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për Armando Fezgen dhe Muhin Mezin të cilët ishin ende në burg. Ndërsa Flora Ndreca e cila u la në“arrest shtëpie” sepse kishte femijë të mitur, u vendos që të hetohej në gjendje të lirë.
Tre kontrollorët u arrestuan, pasi u akuzuan si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim. Tre kontrollorët pak kohë më parë apeluan vendimin dhe kërkuan një masë më të butë sigurie.
Në bazë përgjimeve dhe hetimeve të kryera grupi hetimor arriti të provojë se Armand Fezga, Muhin Mezini dhe Flora Ndreca kanë ndikuar dhe kanë nxitur që edhe kontollorët e tjerë të firmosin deklaratën e paaftësisë duke pretenduan se vuanin nga stresi që u ishte shkaktuar nga shkurtimi i rrogës prej pandemisë.