Ish sulmuesi i njohur italian, Kristian Vieri ka nisur pushimet verore. Këtë e ka bërë të ditur vetë përmes postimeve në rrjetet sociale.Së fundmi ai ka postuar një video teksa shihet duke bërë disa ushtrime force në breg të detit.Edhe pse është 50-vjeç, Bobo duket në formë të shkëlqyer. Italiani gjithashtu ka ndarë foto dhe me partneren e tij.Vieri e mbylli karrierën në vitin 2009 teksa ka luajtur për klube si Juventus, Atletiko Madrid, Inter, Milan. Për kombëtaren italiane ka luajtur 49 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola.