“Boom” emigrantësh të paligjshëm në qarkun e Korçës, mbi 100 persona të ndaluar vetëm sot

Janë me qindra emigrantë të paligjshëm të cilët vijnë nga vendet e luftës me përpjekjen për të arritur drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Prej disa vitesh tanimë Shqipëria është vend “tranzit” për këta persona.

Qarku i Korçës, kufi ndarës midis Republikës së Shqipërisë dhe shtetit grek shërben si portë hyrëse për qindra prej tyre.

Vetëm të dielën e parë të shtatorit janë kapur mbi 100 persona të shtetësive nga vendet e lindjes. Konkretisht drejtoria vendore e policisë ka ndaluar në Vloçisht të Maliqit 40 prej tyre, 35 në fshatin Mborje dhe 25 në Drenovë të Korçës.