Bora reagon për herë të parë pasi u kap mat me Donaldin në Itali

Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ribashkimin, por fotot e shkrepur nga njerëzit i kanë dhënë fund çdo dyshimi. Pasi u shfaqën krah njëri-tjetrit në sfilatën e Valdrin Sahitit, këto ditë kanë qarkulluar në media disa foto të publikuara nga kryefjala dhe who të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në Itali.

Dyshja është arratisur drejt shtetit fqinj ku u kapën mat në Genova duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze.

Pak ditë më pas të tjera foton qarkulluan ku ata shiheshin të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës. Por pa sukses.

Pasi fotot bënë xhiron e rrjetit ka ardhur edhe reagimi i parë i Bora Zemanit në Instagram ku ka postuar një selfie. Ajo kishte qëndruar prej disa ditësh në heshtje pa bërë asnjë postim dhe të gjithë po prisnin reagimin e moderatores. Postimi ka marrë komente të shumta pozitive sidomos nga fansat e saj dhe Donaldit që i përgëzojnë për ribashkimin. Megjithatë, nuk kanë munguar as komentet negative nga njerëz që i akuzojnë si ‘manipulues’ që kanë bërë gjithçka për vëmendje.