Pas një karriere të suksesshme si aktor dhe producent, Brad Pitt po hyn në industrinë e muzikës. Aktori me famë ndërkombëtare ka vendosur të rihapë Miraval Studios pas dy dekadash. Për ridizajnimin, ylli i “Fight Club” ka bashkëpunuar me producentin muzikor, Damien Quintard.
Studioja u bë e njohur për herë të parë në vitin 1979 kur Pink Floyd udhëtoi në jug të Francës për të regjistruar albumin ikonik The Wall. Grupe të tjera që kanë regjistruar atje përfshijnë AC/DC, Wham!, Judas Priest, The Cranberries, The Cure, Steve Winwood.