Bradley Cooper “po çmendet” nga xhelozia, pasi mësoi për lidhjen e Irina Shayk me Tom Brady-n

Duket se Bradley Cooper ”po vlon” nga xhelozia, pas thashethemeve për romancën e legjendës së futbollit Tom Brady dhe ish-partneres së tij, Irina Shayk.

Brady dhe supermodelja ruse, Shayk, janë përfolur në media si çifti më i ri në showbiz dhe lajmet u konfirmuan nga disa foto të të dyve së bashku. Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Cooper, i cili është dhe babai i vajzës së Shayk. Thuhet se ai ka ende ndjenja për Irinën. Një tjetër burim i tha National Enquirer se Cooper ia ka vënë syrin Brady-t, duke lënë të kuptohet për një përballje të mundshme. Ai nuk do ta lejojë partnerin e ri të nënës së vajzës së tij t’i kalojë kufijtë.

Nga ana tjetër, as ish-it të Brady-t, supermodeles Gisele Bundchen duket se nuk i ka pëlqyer romanca e re Brady-Shayk, që ka marrë një vëmendje kaq të madhe mediatike.