Buskets vlerëson Murinjon: Nuk është e lehtë ta bësh Eton mbrojtës, duhet personalitet

Zhoze Murinjo është nga trajnerët që vlerësohet maksimalisht, e njëkohësisht ndër më të kritikuarit. Vetë legjendja e Brcelonës, Serxho Buksets ka folur për teknikun portugez dhe nuk ka ngurruar që ta vlerësojë për personalitetin që ai ka.

Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, Buskets shprehet se është e vështirë për një trajner që të bindë të gjithë futbollistët që të kthehen në mbrojtje.

“Murinjo është Murinjo. Kundër Leverkusenit, Roma ka vuajturt shumë por në fund ai doli sepse është një ide. Në rregull, për mua është më e lehtë të mbroj se sa të sulmoj por kjo ka vështirësinë e madhe që duhet t’i bindësh të gjithë që të rrinë në mbrojtje dhe të sakrifikojnë sepse nuk është e lehtë të rrish 90 minuta mbrapa. Të bindësh Samuel Eton për të qëndruar si mbrojtës krahu nuk është shumë e lehtë. Duhet të kesh ide dhe personalitet të qartë”, u shpreh Buksets.