“Buzëqesh” Milani, tre klube shfaqen në derë për dështimin e sezonit të kaluar

Përveç afrimeve, Milani këtë verë ka nisur nga puna dhe për të spastruar skuadrën duke nxjerrë shumë lojtarë në shitje. Njëri prej tyre është dhe Sharls De Ketelare, i cili erdhi me bujë verën e shkuar.

Fantazisti belg duket se ka rënë në orbitën e tre klubeve siç raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Pas Aston Vilës, në garë për të janë futur edhe Olimpik Marseja e PSV. Kuqezinjtë kërkojnë 28 milionë euro, teksa huazimi nuk është opsion i pranueshëm.