“Buzëqesh” Nagelsman, titullari i Bajerni gati të rikthehet për takimin e radhës

Kingsli Koman do të ishte mungesa e madhe në duelin M’GladbahBajern Mynih, që do të pasohej me humbjen e kampionëve në fuqi të Bundesligës.Forma e shkëlqyer e anësorit francez e bëri evidente mungesën e shpejtësisë në fazën ofensive me dalje të shpejta.

Transalpini vjen me statistika interesante në këtë vit kalendarik, e përkthyer me 4 gola, çka e bën personazhin me më shumë përfshirje në konkretizim te kampi i bavarezëve.

Dueli ndaj PSG-së tregoi edhe njëherë se 26-vjeçari mbart peshë të jashtëzakonshme kur flitet për sfida delikate.

Finalizimi i tij do të rezultonte përcaktues, por fundi i takimit do t’i prishte mbrëmjen Kingslit. Lëndimi në kofshë do ta detyronte të largohej mes dhimbjesh në “Parc des Prince” dhe humbjen e sfidës ndaj M’Gladbah.

Seanca e fundit stërvitore e prezantoi Komanin në formë optimale, gati për të bërë sërish “dëme” në kuadratin mik.