Rinovimet janë temë e nxehtë edhe për disa lojtarë të tjerë të Milanit. Rade Kruniç, i ndjekur prej nga Fenerbahçe gjatë merkatos së verës, pati marrë një ofertë për kontratë prej 3.5 milionë euro neto në sezon.
Kjo është arsyeja pse një rregullim i rëndësishëm do të jetë i nevojshëm krahasuar me 1.1 milionë euro neto në sezon që ai merr aktualisht te kuqezinjtë.
“Tuttosport” duke folur për Milanin, kujton se kontratat për t’u rinovuar ka edhe Davide Kalabria. Kapiteni, ashtu si mesfushori boshnjak, ka një akord deri më 30 qershor 2025.