Ç’do ndodhë me numrin e autobusëve në Tiranë që nga sot? Del njoftimin i rëndësishëm

Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik kanë publikuar një njoftim të rëndësishëm. Raportohet se nga sot do të përgjysmohet numri i autobusëve.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Të nderuar,
Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysmë nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka / marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara. E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane. Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në institucionet vendore dhe ato qendrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e institucioneve përgjegjëse.