Cebajos plotëson “grupin prefekt” të Realit, kualifikohet edhe Napoli

Një gol në minutat e fundit nga Dani Cebajos i ka dhënë Real Madridit një fitore me shifrat 3-2 në fushën e Union Berlin, duke u bërë skuadrën e vetme të këtij edicioni që plotëson “grupin perfekt”.

Madrilenët e drejtuar nga Karlo Ançeloti fituan sot edhe ndeshjen e 6 në grup,e duke siguruar pikët e plota, pasi kishin prerë që më parë biletën për në turin tjetër të turneut.

Ndërkohë, në sfidën tjetër, dy gola në pjesën e parë i dhuruan Napolit suksesin përballë Bragës e gjithashtu sigurinë që do të vazhdonte të ishte pjesë e turneut më të rëndësishëm për klube në Europë.

REZULTATET 

UNION BERLIN-REAL MADRID 2-3
45’+2′ Voland, 85′ Kral / 61′, 72′ Hoselu, 89′ Cebajos

NAPOLI-BRAGA 2-0
9′ (ag) Satçi, 34′ Osimhen