Çelsi ofroi 90 milionë euro verën e kaluar, Interi hyn në garë për mbrojtësin që po shkëlqen në Gjermani

Josko Gvardiol është një nga mbrojtësit që ka marrë një vëmendje tejet të madhe gjatë sezonit të kaluar, por dhe tani në Botëror me Kroacinë.

 

Verën e kaluar Çelsi ishte gati të paguante plot 90 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, por Lajpcig nuk pranoi ta shiste.

Duket se këtë verë do të jetë thuajse e pamundur për klubin gjerman që ta mbajë sërish Gvardiolin dhe 0për këtë arsye është gati që të dëgjojë ofertat.

 

Siç raportojnë mediat italiane, në garë për të është futur edhe Interi. Gjithsesi për zikaltërit duket disi e pamundur duke parë që në garë janë dhe shumë emra të tjerë të mëdhenj të futbollit, por duket se në Itali shpresojnë.

Por Marota duket se ka dhe një Plan B. Nëse Interi do të dështojë që të afrojë Gvardiolin, atëherë zikaltërit do të tentojnë mbrojtësin e Bajer Leverkusen, Piero Hinkapie.