Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, ka dhënë një intervistë për gazetën “El Pais” ku është ndalur sërish te skandali ku është përfshirë Barcelona në lidhje me pagesat për ish-shefin e gjyqtarëve, Enrikez Negreira.Ai ka përsëritur faktin se lojtarët nuk kanë qenë në dije për pagesat dhe se Barça nuk ka përfituar asgjë prej gjyqtarëve. Sipas Pikesë, e gjithë kjo histori është e fryrë nga mediat, që, sipas tij, kanë gjetur material për të bërë zhurmë.
“Ne si lojtarë nuk dinim asgjë rreth pagesave të mundshme. Në nivel ekipor nuk kemi përfituar asgjë, kjo është pak, por e sigurt. Mendoj se kjo histori është vetëm një temë lajmesh konspirative për mediat. Spanjë jetojnë për këto lajme. Unë mendoj se duhet të thellohemi për të kuptuar përse-në e gjërave”, tha Pike.