Ish-mbrojtësi i Barcelonës, tashmë i tërhequr prej futbollit Zherard Pike i’u është rikthyer polemikave në rrjetet sociale.
Gjatë një live në TikTok, ai u pyet se çfarë këshille do t’u jepte të rinjve, teksa përgjigjja e tij ka shkaktuar shumë reagime.
“Të jetojnë jetën dhe të bëjnë shumë seks”, u shpreh Pike.
Ndërsa komentuesit i janë kthyer shumë ashpër:
“Këshillën e ka zbatuar personalisht”, shkruan një përdorues duke kujtuar ndarjen e tij me Shakirën për të nisur një lidhje me Klara Kian
“Pyet Kristianon për këshilla për rininë dhe do të dëgjoni urtësi të pastër”, komentoi një tjetër.