Çfarë mund të ndodhë me emigracionin në Itali nëse në qeveri vjen koalicioni i krahut të djathtë? Mesazhi i fortë i Papa Françeskut

Papa Francesku u ka kërkuar italianëve që të ndihmojnë emigrantët. Deklarata e tij u bë të dielën, teksa qytetarët votonin për të zgjedhur qeverinë e re, që pritet gjerësisht të sjellë në pushtet një koalicion të djathtë kundër imigracionit.

Duke folur në fund të një meshe në qytetin jugor italian të Matera, Papa kujtoi se e diela përkonte me Ditën Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve.

“Emigrantët duhet të mirëpriten, të shoqërohen, të promovohen dhe të integrohen,” u tha ai besimtarëve të mbledhur në meshë.

“Le të ripërtërijmë angazhimin tonë për të ndërtuar të ardhmen në përputhje me planin e Zotit: një të ardhme në të cilën migrantët dhe refugjatët mund të jetojnë në paqe dhe me dinjitet.”

Françesku nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë për zgjedhjet, por mesazhi i tij tingëlloi me zë të lartë dhe të qartë në të gjithë vendin ndërsa miliona italianë ishin në radhë për të zgjedhur një qeveri të re.

Mateo Salvini mban një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit, teksa Giorgia Meloni ka deklaruar se do te ndaloje futjen e emigranteve ne Itali.