Çfarë po ndodh? Pas tërmetit në Turqi shtohet aktiviteti sizmik në disa rajone, pjesë edhe Shqipëria

Turqia vijon të goditet nga të tjerë tërmete, të konsideruar të fortë. Edhe pse tërmetet nuk parashikohen sizmiologët argumentojnë se përplasja e pllakave gjigande do të gjenerojë ende lëkundje me magnituda të larta.

“Jemi në një nyje nga më të rëndësishmet tektonike të Mesdheut ku puqen me njëra-tjetrën pllakat gjigande tektonike siç është ajo e Arabisë dhe Afrikës.

Tërmetet në turqi vijojnë të jenë me intesitet të lartë, kryesisht në aspektin e energjisë së tyre dhe jo shpeshtisë së tyre. vazhdon të mbetën me magnituda të larta dhe kjo tregon se ende kemi një energji shumë të madhe të akomuluar”, theksoi ai.

E në këtë përplasje të pllakave gjigande tektonike, është përfshirë i gjithë rajoni, ku përjashtim nuk bën as Shqipëria.