Një tjetër vrasje ka ndodhur ditën e sotme, në Kodër Kamëz.Policia bën me dijen se është vrarë me armë një 31-vjeçare.
Njoftimi i Policisë:
“Në orboorin e banesës, ende janë rrethana të paqarta, ende të paqarta të dhënat”, deklaroi zëdhënësi i policisë.
Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar. Informacion me të detajuar do të japim në vijim.