Çfarë po paralajmëron Irani? MESAZHI kërcënues për botën: Përgatisni strehimoret

Irani po përgatitet për luftë, duke përdorir edhe ndihmën e teknologjisë.

Vendi islamik ka ndërtuar një dron të avancuar, të quajtur Mohajer-10 me një gamë të zgjeruar fluturimi dhe kohëzgjatje, si dhe një ngarkesë më të madhe.Lajmi është publikuar sot nga mediat shtetërore iraniane, të cilat raportojnë se droni i ri ka një rreze operative prej 2,000 km (1,240 milje) dhe mund të fluturojë deri në 24 orë. Ngarkesa e tij mund të arrijë 300 kg, dyfishi i kapacitetit të dronit “Mohajer-6”.Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Iranin për ofrimin e dronëve Mohajer-6, mes mjeteve të tjera ajrore pa pilot, për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Teherani e mohon këtë, teksa në prezantimin e armës moderne, u lëshua dhe një kërcënim për botën, teksa thuhej: “Bëni gati strehimoret”.