CHAMPIONS/ Rikthehet futbolli në arenën më të madhe europiane, njihuni me përballjet në mbrëmjen e sotme

Liga e Kampionëve rikthehet mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidat e raundit të tretë të fazës së grupeve, me gjigandët e kontinentit që do të luajnë në arenën më të madhe të futbollit europian.

Në orën 18:45 luhet sfida mes Gallatasarajit dhe Bajernit të Mynihut për kreun e grupit A, teksa Mançester Junajtid do të kërkojë pikët e para në shtëpi përballë Kopenhagenit në orën 21:00.

Interi gjithashtu do të luajë në orën 18:45, ku në “San Siro” do të presë Salcburgun për të kërkuar tre pikët e radhës në grupin D.

Reali i Madridit luan në transfertë përballë Bragës, teksa Union Berlin pret kampionët e Italisë, Napolin.

Një sfidë interesante është edhe ajo mes Seviljës dhe Arsenalit në Grupin B.

NDESHJET:

GRUPI A

GALLATASARAJI – BAJERN MYNIH 18:45

MANÇESTER JUNAJTID – KOPENHAGEN 21:00

GRUPI B

SEVILJA – ARSENAL 21:00

LENS – PSV 21:00

GRUPI C

BRAGA – REAL MADRID 21:00

UNION BERLIN – NAPOLI 21:00

GRUPI D

INTER – SALCBURG 18:45

BENFIKA – REAL SOCIEDAD 21:00