Cilësohet si Ibra i “ri”, Bajerni nis tratativat për 16-vjeçarin suedez

Kusi-Asar i ka mahnitur të gjithë me aftësitë poseduese me sferën nën këmbë, aq sa edhe drejtorin sportiv të Bajernit, Hasan Salihamixhiç, e ka “hipnotizuar”.Në mediat europiane, lojtari në fjalë shikohet si Zlatan Ibrahimoviçi i së ardhmes, marrë në konsideratë edhe nënshtetësinë e talentit 16-vjeçar, Suedinë. Aktualisht aktivizohet me akademinë e AIK Solona.

Bavarezët e kanë marrë në provë Kusi-Asar në dy raste dhe kanë mbetur të kënaqur nga cilësitë e tij. Gjithashtu për talentin viking interesohen edhe ekipe që kërkojnë të përfitojnë kacidhe me promovimin e 16-vjeçarit si Benfika, Juventus apo Salcburg.