Chelsea shpenzoi afro 600 milionë euro brenda një viti, në vitin e parë post-Abramovic, por harruan të blinin një portier. Blutë e Londrës janë futur me kohë të plotë në merkato për të gjetur një gardian të ri, për momentin është ky prioriteti i stafit drejtues. Nga Anglia shkruajnë se Chelsea po bën çmenduri financiare për të blinduar portën.Pak ditë më parë janë paraqitur në dyert e Milanit me një ofertë zyrtare prej 90 milionë euro për Mike Maignan, ofertë që është refuzuar për momentin nga kuqezinjtë. Përballë një refuzimi të tillë, blutë kanë ndryshuar destinacion, kanë kaluar nga pjesa tjetër e Milanos, nga ajo zikaltër, ku po tentojnë të sigurojnë shërbimet e Onana-s.Inter mund të lë të lirë portierin, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, 70 milionë euro. Me Onana-n diskutimi është pak më ndryshe pasi drejtuesit e Chelsea-t kërkojnë të përfshijnë në negociata edhe shërbimet e Romelu Lukaku-t, një lojtar që Inter kërkon ta mbajnë në Milano.