“Çolo” maroken vendos rekorde, ja si Regragui u bë legjendë

Kur ishte ende lojtar, Ualid Regragui luante si mbrojtës. Prandaj, pësimi i golave e shqetëson shumë. Urdhëresa e parë që dha kur u bë trajner ishte vetëm kjo: mbyllja e portës.Sekreti i këtij Maroku në Botëror është mbrojtja: një gol i pësuar, përfshirë një autogol kundër Kanadasë, dhe 4 porta të paprekura, kundër Kroacisë, Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë. Performanca në mbrojtje kujton atë të Italisë së Lipit në 2006-ën kur kampionët e Botës pësonin vetëm një gol në grup (autogol i Zakardos kundër SHBA-së) dhe më pas nuk i panë kundërshtarët e tyre të brohoritnin përsëri deri në penalltinë e Zidane në minutat e para të finales së Berlinit. Pas suksesit kundër Portugalisë, Regragui i lejoi vetes një krahasim ilustrues: “Luajtëm si Atletiko e Madridit”. Diego Simeone konsiderohet si një trajner rezultativ, shumë i zoti në dhënien e një organizimi të qartë mbrojtës, por më pak brilant në propozimin sulmues.

SI ATLETIKO – Në sezonet e fundit, loja e Atletikos ka pësuar një regres të qartë, por në të kaluarën “Los Colchoneros” kanë qenë në gjendje të propozonin futboll cilësor. Duke u fokusuar te soliditeti dhe organizimi, “Çolo” arriti rezultate të mëdha dhe të papritura si fitimi i Ligës (dy herë, kundër Realit dhe Barçës) dhe Ligës së Europës (dy herë) dhe dy finaleve të Champions-it(të humbura kundër Realit). Maroku ndihet paksa si Atletiko i Kupës së Botës, si jo-favorit, por tashmë mes katër më të mirave. Aspekti në të cilin Maroku ngjan më shumë me ekipin e Simeonës ka të bëjë me qëndrimin dhe aftësinë për të lëvizur shpejt nga një zonë në tjetrën me spostime të studiuara dhe të koordinuara.

Zih dhe Bufalit nuk u pëlqen të sakrifikohen, megjithatë, dhe kjo falë Regraguit, të dy kanë mësuar të paktën të mbrojnë linjat e kalimit nga rivalët e tyre, detyrë e cila nëse bëhet mirë, ngadalëson manovrën kundërshtare. Kur mbrohet, Maroku ruan shumë mirë aksin qendror të zonës, atë midis dy shtyllave, dhe i mban të ngushta linjat për të detyruar kundërshtarët të zgjerohen dhe të krosojnë.