Covid-19 i merr jetën fizioterapistit të përfaqësueses 

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër emri të njohur në Shqipëri.

Është ndarë nga jeta fizioterapisti i Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali i cili prej disa ditësh po luftonte me Covid-19.

I intubuar prej ditësh në spital, Mihali nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, duke tronditur botën e sportit në Shqipëri.

Mihali ishte pjesë e Kombëtares shqiptare si fizioterapist për 30 vite, duke ndihmuar me gjendjen fizike qindra lojtarë.

Për këtë, në ndeshjen kundër San Marinos të fituar nga Shqipëria 5-0, lojtarët kuqezi i dedikuan një mesazh special.