Çudia/ Luhet vetëm për prestigj, Superkupa vlen… zero lekë

Luhet Superkupa e Shqipërisë, aty ku përballen dy skuadrat më të forta të këtij sezoni, por edhe fituesit e titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë në sezonin e shkuar.

Edhe këtë herë ky kompeticion është caktuar në fundvit, por pyetja më e madhe është: “Për çfarë luhet? Çfarë lë pas skuadra humbëse?” Dhe përgjigja ka disa prizma, por në aspektin material lë vetëm trofeun dhe asnjë të ardhur tjetër. Ky trofe vlen zero lekë dhe i vetmi motiv për skuadrat është që të luajnë për prestigjin, tifozët, gjendjen psikologjike dhe për të shtuar një trofe dhe një medalje në “palmaresin” e klubit dhe të tyre.

Nuk ka asnjë motivim tjetër që mund t’i bëjë skuadrat të luftojnë për Superkupën e Shqipërisë. Partizani e ka fituar këtë trofe dy herë, ndërsa Egnatia është debutuese në këtë finale.