Interi “fluturon” drejt gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Zikaltërit e Inzagit mposhtën Atalantën me rezultatin 1-0, në duelin e zhvilluar në “San Siro”. Goli fantastik i Darmian në minutën e 57-të, i dhuroi kualifikimin zikaltërve, në një duel tepër të luftuar.Të bergamaskët titullar u aktivizua Berat Gjimshiti që bëri një paraqitje mjaft të mirë, ndërkohë që mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani u hodh në fushë në minutën e 72-të, duke i justifikuar mësë miri minutat që qëndroi në fushë.FT
INTER 1-0 ATALANTA
Darmian 57′
NGJARJET KRYESORE
Mbyllet sfida!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
85′ Inzagi zëvendëson edhe Lautaro Martinez, në fushë një tjetër argjentinas, ai është Korrea.
77′ Tjetër zëvendësim te Interi, largohet nga fusha Damfris, vendin e tij e merr Dambrozio.
71′ Momenti i Kristjan Asllanit, Inzagi e hedh në fushë në vendin e Çalhanoglu. Ndërkohë largohen edhe Gosens dhe Lukakut, për Dimarkon dhe Xhekon.