I ftuar në një lidhje direkte në MCN TV, gazetari Robert Papa ka folur edhe për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha drejt ambasadores amerikane Yuri Kim dhe përgjigjen e DASH.
Pjesë nga biseda:
2-Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë të gjitha akuzat e Berishës ndaj ambasadores Yuri Kim, duke i konsideruar të pajustifikuara. Një tjetër goditje për Berishën kjo?
Natyrisht që në çaste të caktuara departamenti i shtetit jep mesazhe. Tensioni Kim- Berisha ndihet dhe departamenti dihet se do mbante anën e ambasadores. Kim është emërim i karrierës nuk e ka gradën ambasadore dhe në këtë rast departamenti do mbaj anën e diplomatëve të vet. Megjithatë kjo tregon se puna e saj nuk është ashtu siç duhet të ishte. Nuk është hera e parë që kjo ndodh, por nuk duhet të nxisë asnjë celulë apo frymë anti-amerikane.
3-Berisha e akuzon Yuri Kim se po vepron si guvernatore në Shqipëri. Por nëse amerikanët duan të kenë këtë rol, a mund t’i pengojë Berisha apo qoftë ndonjë lider tjetër?
Lufta politike nuk po sillet me gjuhë diplomatike. Pjesëmarrja e saj me politikanët, oligarkët nuk është sjellja e një ambasadore. Kjo nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. Kështu ka ndodhur edhe në kur ishte mbreti Zog. Jemi kthyer në atë kohë. Nuk është hera e parë që Berisha bën akuza me ambasadorët amerikan dhe e ka zgjedhur këtë stil sepse e di që në ‘97, ‘98 amerikanët ishin më të ashpër ndaj tij.
4-Kundërshtarët e Berishës akuzojnë për ngritjen e një fryme antiamerikane në Shqipëri. A mund të gjejë hapësirë kjo frymë në Shqipëri, i konsideruar vendi më pro-amerikan në rajon…
Fatkeqësisht ka kohë që është thënë nga Donald Lu celulat anti-amerikane kanë nisur në Shqipëri. Ka shumë shqiptarë që se duan Amerikën, por në përgjithësi populli shqiptar është pro-Amerikës. Problemi është nga të dyja palët si nga politikanët shqiptar ashtu dhe diplomatët. Ne jemi me diplomacinë amerikane, por dhe këta duhet të dinë të na dërgojnë diplomatë. Faji është dhe yni që s’kemi dërguar duke mos vlerësuar Amerikën dhe ata nuk na vlerësojnë ne. Ka kohë që nuk po na sjellin ambasadorë me gradë. Ka ardhur koha që amerikanët të na shohin me seriozitet dhe të na ndihmojnë realisht. Për një sistem politik që partitë të mos jenë të bunkerizuara. Grupime të vogla ka pasur duket se opozita ka një përplasje të fortë, fati i shqiptarëve vendoset në Shqipëri, mbështetur nga diplomatët por me dinjitet.