Portieri spanjoll David De Gea ka arritur në kuotën e 400 ndeshjeve me Mançester Junajtid në Premier Ligë.Rekordi u arrit ditën e djeshme kundër Lidsit. Gjithashtu De Gea bëhet lojtari i parë i huaj që arrin 400 paraqitje në elitën angleze për të njëjtin klub.
“Që nga fillimi e dinim se ishim në një fushë shumë të vështirë, por luftuam deri në fund, e kontrolluam lojën. E dinim që në 10 minutat e para të të dy fraksioneve ata do të luanin më të mirën e tyre, kështu që ishte e rëndësishme të ruash portën e pastër. Ishte një fitore e veçantë, një ndeshje speciale, shumë e rëndësishme”, tha ai pas fitores 0-2 të “Djajve të Kuq”.