-Do të thotë, pikërisht atë që urgjentisht duhet ta kishte bërë Lulzim Basha, por nuk po e bën, duke u shtirur si “politikan i mençur” , edhe pse është I vonuar dhe i dështuar jo më pak se 8 vjet (2013-2021). –Politikani i zgjuar nuk prêt dorëheqjen e detyrueshme nga të tjerët, por ikën pa “gdhirë mëngjesi”, që t’u shpëtojë pasojave dhe reperkusioneve të paparashikueshme nga rivalët politikë.
Prandaj, duhej të kishte ikur nga politika, sepse është në vonesë. Do të duhej të jepte dorëheqje shumë vjet më heret, para se të mbahej Kuvendi i Jashtëzakonshëm i PD-së në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, më 11 dhjetor 2021, i cili me plot të drejtë ia dha “shut kartën” nga PD-ja.
Kur Charle de Gaulle (Gjeneral i LPB-së dhe i LDB-së, i cili në krye të Lëvizjes “Franca e Lirë” në ekzil, e çliroi dhe e shpëtoi Francën nga nazifashizmi i Hitlerit, dhe në Paris u prit si Hero i Francës. Pas çlirimit të Francës u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme (“qershor 1944 deri në janar 1946”. Ndërkaq, gjatë viteve “1959-1969”, ishte edhe themelues dhe President i Republikës së Pestë Frënge ) 2 herë pati pranuar humbjen nga rivalët e tij politikë në paqe, e KUSH na qenka Lulzim Basha( pa asnjë meritë politike, kombëtare, as shtetërore e as ndërkombëtare, që nuk është as hija politike e Chares De Gaullit) të mos e pranojë humbjen nga “4446 delegatë” të Kuvendit të Përgjithshëm të PD-së, më 11 dhjetor 2021, bërë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë?!
Ata liderë politikë si Lulzim Basha me “pazhët” e tij, që nuk e pranojnë votën e ligjshme dhe demokratike të shumicës dërrmuese (“4446” delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së), nuk janë as legalë, as legjitimë e as demokratë evropianoperëndimorë vetëm apolitikë tekanjozë, që bien ndesh me parimet dhe me vlerat demokratike.
Basha ta ndjekë dhe le të mësojë nga filozofia politike e Charles de Gaulle-it, jo nga ajo e Edi Ramës dhe e “bishtave” të tij të dyshuar mafiozë
Në sistemin demokratik dhe parlamentar siç është edhe Shqipëria (1991-2021), liderët politikë, duhet mësuar dhe pajtuar edhe me humbjen, jo vetëm fitoren, se në politikë nuk ka gjithmonë “pite” nëse i humbas betejat politike me kundërshtarët, pa shënuar asnjë fitore, ashtu siç nddhi me ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili pas 8 vjet humbjesh të njëpasnjëshme, së fundi, më 11 dhjetor 2021, Kuvendi i Jashtëzakonshëm, i mbledhur në stadiumin “Air Albania” përmes votes së “4446 delgatëve”, domethënë të shumicës dërrmuese të tyre, shkarkoi Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të PD-së.
Ky vendim ishte i pritshëm (edhe pse i vonuar, jo më pak se 8 vjet) dhe i shumëdëshiruar nga shumica dërrmuese e PD-së. Me një fjalë, ky Vendim bëri më të mirën, që që mund të bëhet për të gjithë anëtarësinë e PD-së. Madje, më së miri u bë edhe për vetë Lulzim Bashën, sepse përfundoi me vuajtjet 8-vjeçare të dështimeve të tij politike në opozitë (2013-2021). Në këtë rast Lulzim Basha, do të duhej të ndihej i lumtur dhe mirënjohës për Vendimin e shkarkimit të tij të ligjshëm e demokratik nga ana e “4446 delgatëve” të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së, të cilët u tubuan në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 11 dhjetor 2021.
Basha nuk ka arsye ta kundërshtojë Vendimin e shkarkimit, të miratuar nga “4446” delegatë të Kuvendit të theksuar më sipër, sepse nuk ka asnjë të drejtë ligjore. Por, duhet të bëjë të kundërtën, atë njerëzoren racionale , të ballafaqohet me të vërtetën, ta shikojë në sy papërgjegjësinë, si dhe të gjitha gabimet dhe dështimet e bëra brenda viteve (2013-2021). Kjo kërkohet bërë nga ai si ish-kryelider i PD-së, jo të hyjë në konflikt politik me shumicën dërrmuese të PD-së, sepse nga BAZA kanë humbur besimin, duke qenë se për plot 8 vjet nuk ka regjistruar asnjë fitore në dobi të PD-së.
Sa më sipër, Lulzim Basha të ndjekë shembullin e ish-gjeneralit dhe të ish-presidentit të famshëm francez Chales de Gaulle, ta përqafojë humbjen dhe fatalizmin e tij politik 8-vjeçar në dëm të PD-së, si dhe të demokracisë së njëmendtë në Shqipëri.