Debate të ashpra janë zhvilluar në Big Brother Vip mes dy konkurrentëve Semit dhe Ilirit. Gjithçka nisi kur Semi i drejtoi gishtin e mesit Ilirit, gjest ky që agravoi situatën.
Iliri i është kthyer konkurrentes duke e quajtur “e paedukatë”.
Semi e ka sqaruar këtë ngjarje në dhomën e rrëfimit duke thënë se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se ishte talluar.
“Për shaka ia bëra me gishtin e mesit. E mori shumë seriozisht e mori shumë afër zemrës si gjë.”-tha ajo.
Ndërkohë, Iliri është ndjerë i ofenduar, gjë për të cilën diskutoi dhe me Arjolën.
“Ato mbaji për vete i thashë, “S’ta lejoj, je e paedukatë”!- i thashë. Troç, jo kshu jo ashu!”, u shpreh Iliri.