“Defiçiti buxhetor dhe borxhi janë…”, eksperti i ekonomisë: Administrata publike në Shqipëri është “e fryrë”, të ardhurat për frymë shumë më të ulëta se Rumania e Bullgaria

Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko, është shprehur se Shqipëria nuk ka përmbushur dy standartet kyçe të Bashkimit Europian nga ana ekonomike, që sipas tij janë që borxhi public të mos jetë më shumë se 60 % dhe defiçiti buxhetor të mos jetë më shumë se 3 %.

Përmes një interviste për Panorama TV, Ceko tha se administrate shtetërore në vendin tonë është tej mase e fryrë, duke sqaruar se kur Shqipëria ka pasur 3.4 milion banorë, duhet të operonte me 90 mijë personel të administratës, ndërkohë që sipas tij realiteti është krejt ndryshe, ku tashmë Shqipëria ka 2.8 milion banorë dhe numri i personave të punësuar në administratë është 130 mijë persona, plus të tjerë që sipas tij paguhen pa punuar.

Ceko bëri edhe një krahasim me vendet e rajonit, ku tha se Bosnjë Hercekovina që ka të njëjtin numër popullsie me ne ka buxhet prej 9 miliard dollarësh dhe prodhim të brendshëm bruto gati dyfish sa Shqipëria.

Sipas tij edhe Rumani dhe Bullgaria e kanë nisur në vitet e para të demokracisë me të ardhura për frymë të njëjta me Shqipërinë dhe sot vendi ynë i ka të ardhurat për frymë 5 mijë dollarë në vit, ndërsa këto dy shtete nga 18 miliard dollarë në vit.

“Borxhi është 10 miliard dollarë. 40 % është borxhi i jashtëm, por është edhe borxhi i brendshëm me bonot e thesarit. Bankat i japin qeverisë bono thesari dhe kanë vështirësuar kredidhënien për shqiptarët. Kërkohet një mënyrë tjetër e bërjes së gjërave. Unë do të thoja që vetëm nga akciza e karburantit qeveria merr deri në 18 milion euro. Që kur ka nisur lufta është kjo shuma prej 500 milion euro, pra rreth 55-56 milion euro në muaj. Pra lind pyetja se cili është roli i bordit të transparencës te ky 56 milion euro. Ne mund të flasim për buxhetin e shtetit të Shqipërisë që është rreth 5 miliard euro. Përveçse kemi një borxh të madh public dhe një deficit buxhetor, që me rregullat e BE-së borxhi public nuk duhet të jetë më shumë se 60 % dhe defiçiti buxhetor duhet të jetë më i ulët se 3 %. Ai të ka vënë kusht me traktatin e Mastritit, që ti nuk hyn dot në Europë pa këto dy kushte.

Shqipëria duhet të menaxhojë me 90 mijë punonjës të administratës publike kur ishim 3.4 milion banorë. Tani me 2.8 milion banorë ka 130 mijë punonjës në administratën publike dhe të tjerë që marrin rrogën kot. Duhet të ishin harxhuar rreth 800 milion euro për administratën dhe jo 1.6 milion euro.

Nga ana tjetër reforma e premtuar në 2015 për sigurimet shoqërore nuk u realizua dhe ne paguajmë shuma të mëdha nga buxheti i shtetit për pensionet. Ku janë skemat private të sigurimeve shoqërore, pse pengohen? Janë dhënë disa liçenca por nuk i është mundësuar rritja e aktivitetit. Ikin 2 miliard e gjysmë euro nga buxheti i shtetit. Pjesa tjetër janë koncesione. Marrim koncesionin e fundit që kemi një kompani që kishte marrë përsipër që të realizonte dukumentat e identifikimit të shqiptarëve. Kompania punoi, realizoi diçka dhe tani po largohet me fitime shumë të mëdha. Nuk mund të largohet një kompani për 10 vite me një fitim prej gjysmë miliard eurosh. Duhet llogaritur gjithçka. PBB i shqipërisë aty ka ngelur. 13-14 miliard euro. Marrim Bosnjë-Hercekovinën që është e ndarë dhe ka konflikte. Pse Bosnja e ka buxhetin vjetor 9 miliard euro dhe PBB e ka dyfish me Shqipërinë. 3 milion banorë janë edhe ata. Si numër biznesesh ata janë më pak se ne. Kjo tregon se një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare është ilegale.

Rumania dhe Bullgaria në 90-tën si Shqipëria ishin. Në vitet e para të demokracisë diferenca e tyre me ne ishte në 10-20 dollarë për frymë. Pse sot at ai kanë 18 mijë dollarë për frymë dhe ne kemi ngelur tek 5 mijë dollarë për frymë?

Nëse ne ndryshojmë mënyrën sesi vilen paratë, atëherë GTP e Shqipërisë ka për të qenë jo 14 miliard por 28 miliard dollarë. Do kesh edhe një buxhet prej 9 miliard dollarësh. Në Shqipëri mungojnë kontrollet”, u shpreh Ceko.