Del FOTO e Fredi Belerit nga gjyqi në GJKKO/ Kryebashkiaku i zgjedhur kërkon lirinë që të betohet

Në gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet sot seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.Seanca mbahet për zëvendësimin e masës së sigurisë, teksa Beleri akuzohet për korrupsion në zgjedhje.Avokatët e tij kërkojnë masë më të lehtë sigurie, në mënyrë që Beleri të ketë mundësinë dhe të betohet për detyrën e kryebashkiakut, të fituar në zgjadhjet e 14 majit.Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti, pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.