Pas portierit të Polonisë Dragovski, një tjetër futbollist ka pësuar dëmtim horror ditën e sotme, duke humbur Botërorin që do të startojë për 9 ditë. Bëhet fjalë për futbollistin markoken të Marsejës, Amine Harit, i cili në duelin ndaj Monakos, dëmtoi gjurin e majtë, duke përjetuar makthe të vërtetë.Në minutën e 58-të, mesfushori i avancuar u përplas keq me kundërshtarin. Kontrasti i fortë bëri që Harit të prekte menjëherë gjurin dhe të ndjente dhimbje.Stafi mjekësor shkoi menjëherë te lojtari, shokët e skuadrës por edhe kundërshtarët dukshëm ishin të tronditur dhe të dëshpëruar për atë që ndodhi, teksa vendosën duart në kokë, teksa lojtari maroken shpërtheu në lot. Fundjavë tronditëse për 25-vjeçarin, i cili ishte grumbulluar me Marokun në Kupën e Botës.