Serzh Gnabri dhe Bajern Mynihu duket se po përjetojnë muajt e fundit të “romancës” së tyre. Dëmtimet dhe mungesa e qëndrueshmërisë para porte kanë bindur bordin e bavarezëve për ta larguar anësorin në fund të sezonit.
Konkurrenca e ashpër në fazë ofensive shtoi rritjen fenomenale të Matis Til, i cili i ka bllokuar të gjitha “shtigjet” për të mbrojtur pozitën e titullarit në ekipin e Tomas Tuhelit. As në planin e rezervave Gnabri nuk vështrohet si opsion i volitshëm.
Kësisoj, shitja është e pashmangshme. “Bild” ka prezantuar edhe çmimin që drejtuesit i kanë vendosur çdo klubi të interesuar, 55 mln euro. Real Madridi u lakua si destinacion i mundshëm për Serzhin në verë, por klubi doli kundër shitjes.