Gazetari Basir Çollaku ka hedhur akuza të rënda ndaj ndërkombëtarëve të cilët kanë marrë para me çanta për të bërë ndere se kush prokuror apo gjyqtar duhet të iki nga vetingu.
Çollaku ka theksuar ne syritv se nga të dhënat e vettingut, 80% e të larguarve janë nga veriu dhe kjo nuk është rastësi dhe nuk është çështje paaftësie dhe ndershmërie apo se kjo zonë është më e pashkolluar.
Çollaku: Kemi një mazhorancë të korruptuar dhe përveç kësaj duhet një opozitë e kontrolluar që mos të flasi për këto kiamete të mazhorancës. Tre ditë më parë policia nuk arriti të arrestonte dot një deputet. Ai është kthyer ka pas dalë nga kufijtë e Shqipërisë, është kthyer pas urdhrit të kryeministrit. Qëndrimi zyrtar i SPAK ishte për këtë pafuqi për të vepruar, ky institucion i ri i pavarur i fortë, kush e ndaloi të vepronte.
Nuk është rasti i vetëm. Duhet heshtur edhe kjo histori pasi kemi në prag të prangave Subashin, Veliaj kanë dalë dokumenta të publik që kanë konsumuar vepër penale përse nuk përballen?
Ka përgjime nëpër dosje që akuzojnë të huajt që kanë marrë para për procesin e rivlerësimit dhe vettingut, në këtë reformë të drejtësisë, që të huaj mbushin çanta me para për çfarë, kujt ja bëjnë nderin, kush jep porosi duhet të iki ky prokuror apo ky gjyqtar.
Nga të dhënat e vettingut, 80% e të larguarve janë nga veriu. Nuk është rastësi dhe nuk është çështje paaftësie dhe ndershmërie apo se kjo zonë është më e pashkolluar.