Deputeti i PD-së, Dashnor Sula teksa ka pyetur sot në mbledhjen e Komisionit të nënkryetarin e KLP-së me hartën e re gjyqësore, bëri një gafë kur tha se Qarku i Elbasanit kufizohet përmes detit me Italinë.
“Qarku i Elbasanit kufizohet përmes detit me Italinë”, u shpreh Sula.
“Pyetja ka të bëjë me hartën gjyqësore. Harta gjyqësore është një shqetësim i madh për këdo. Duke filluar besoj që nga KLP, prokurori i Përgjithshëm, edhe më e rëndësishme nga qytetarët shqiptarë. Pse e them këtë? Po marr Qarkun e Elbasanit. Është qarku me shtrirjen më të madhe që ka në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë edhe kufizohet këtej me detin me Italinë…”, u shpreh Sula.