Duket se Stefano Pioli duhet t’i bëjë mirë llogaritë për ndeshjen kundër Interit, pasi skuadra ka filluar të dobësohet gjatë grumbullimit të kombëtareve.
Teo Hernandez mori një dëmtim të lehtë në ndeshjen kundër Irlandës dhe kjo gjë e shqetësoi disi teknikun e Milanit, por duket se sipas Deshamp, mbrojtësi nuk ka asnjë problem.
Siç bëjnë me dije mediat franceze, për Teon do të ketë minuta në miqësoren që “gjelat” do të luajnë kundër Gjermanisë mbrëmjen e sotme.
Gjithashtu në formacion pritet edhe Majk Menja, i cili ka një mbingarkesë ndeshjes dhe ka ndjerë lodhje në stërvitje, duke e shqetësuar akoma dhe më shumë Piolin.
Milani deri tani ka humbur Fikajo Tomorin dhe Pier Kalulun për derbin ndaj Interit në fundjavë, teksa në dyshim është edhe Olivie Zhiru.