Redi Balla është i riu që u plagos dje në atentat, mirëpo ai nuk i dha asnjë informacion policisë lidhur me autorët e dyshuar.
Mësohet se pasi është qëlluar me armë, ku plumbi e kapi në këmbë, i riu nuk kishte marrë në telefon ambulancën për të shkuar në spital, por iku te Trauma me taksi.
Ndërkohë më shumë detaje pritet të dalin nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së lokaleve në zonë, që deri më tani kanë zbuluar se atentatorët u larguan nga vendngjarja me një mjet tip “Audi” me targa italiane.