Dhoma e Avokatisë Shkoder dhe Lezhë bojkotojnë dhe masat e sigurisë/ Maks Haxhia KLGJ fyeu avokatët

Dhoma e Avokatisë Shkoder dhe  Lezhë me shumicë dermuese të anëtarëve, vendosi vijimin e bojktit të proçeseve gjyqësore në kuadër të kundërshtimit të hartës së re gjyqësore.

Në vijumj në mënyrë unanime kjo dhomë avokative vendosi:

  1. Vazhdimin e bojkotimit të seancave gjyqësore në Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Gjykatën e Apelit Shkodër Gjykatën Administrattive të Shkallës së Parë Shkodër dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë në datat 20 deri me datë 24 qershor.
  2. Bojkotimi i seancave me karakter të ngushtëm (masa sigurimi), të pakten per datat 21 dhe 22 qershor.

Javën që shkoj avokatët kanë vendosur të bojkotojnë për 4 ditë seancat në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në reagimin e Dhomës së Avokatisë thuhet se vendimi për hartën e re gjyqësore injoroi problematikat që u parashtruan dhe shkel të drejtat e njeriut e cënon aksesin në drejtësi dhe nga kjo dhomë pretendohet se  KLGJ fyeu avokatët me vendimin dhe kërkon që qeveria të mos e votojë hartën e re gjyqësore teksa shtoi se ndërkombëtarët kanë qenë në dijeni për kundërshtitë e tyre.