Dhunimi i profesorit të mësuesit, vetëdorëzohet në polici vëllai i 13 vjeçares: Më tha motra se e kishte ngacmuar seksualisht

Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mesuesit 59 vjecar në Tepelene. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person i cili është vëllai i nje nxeneseje 13 vjeçare në shkollen 9-vjeçare të Tepelenes. Alvi Gumeni emigrant eshte kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se të motres për ndihme pasi 13 vjeçarja pretendohet se eshte ngacmuar seksualisht nga mesuesi 59 vjeçar Kleanth Laçi.

Vetë Alvi Gumeni eshte vetëdorezuar para pak ne Policine e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunen qe ushtroi ndaj mesuesit te edukimit fizik Kleanthi Laçi nje dite më parë.

Ai e ndërmori këtë veprim ne kushtet e ndihmes qe i pati kerkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas deshmise se të vëllait të 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht dhe për këtë ai u kthye në Shqiperi për të ndërmarre aktin që kryer dje. Nderkaq ka dhënë deshminë e saj edhe 13 vjeçarja e pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mesuesi i saj Kleanthi Laçi, është marre në pyetje nga oficeret e policisë gjyqësore ne prezence te psikologes.