Digjen gjatë natës dy automjete në Vlorë

Dy automjetet të parkuara janë djegur gjatë natës në Vlorë. Sipas policisë makinat ishin në pronësi të shtetasit A. G., 49 vjeç, banues në fshatin Nartë.

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në fshatin Nartë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, në pronësi të shtetasit A. G., 49 vjeç, banues në fshatin Nartë”, njofton policia.

Mësohet se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.